AFPRA kontribuon për Qëndrën Kombëtare të Trajnimeve Zjarrfikës pranë Akademisë së Sigurisë.

Sot me rastin e fillimit të kursit të parë për Asistentët Zjarrfikës në Akademinë e Sigurisë, shoqata AFPRA në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së në bashkëpunim me shoqatën VAFFFA – Austri mundësoi pajisjen me bazën materiale të nevojshme për trajnimin e efektivit. Në ceremoninë e rihapjes së kësaj qendre stërvitore morën pjesë z Alban Laçi Kryetar i shoqatës AFPRA, z Bilbil Mema Drejtor i Akademisë së Sigurisë, z Alfred Kristuli Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së, z Arben Cara Drejtor i kësaj Qendre si dhe efektivët e parë që do trajnohen.

AFPRA.