Bashkëpunim midis shërbimit MZSH Bashkia Dibër dhe AFPRA!

Në kuadër të aktivitetit të përditshëm të shoqatës AFPRA, këtë herë destinacioni ishte shërbimi MZSH-së i Bashkisë Dibër.

Në këtë stacion anëtarët e shoqatës AFPRA, z Alban Laçi dhe z Vaso Peja, patën mundësinë të njiheshin nga afër me sfidat me të cilat përballet ky shërbim, nëpërmjet komunikimit me drejtuesin e këtij shërbimi z Fatos Gjoka si dhe punonjesit e tjerë të këtij stacioni.

Situata dhe stina e nxehtë gjithashtu ndikon në rritjen e masave parandaluese dhe gadishmërinë për tu përballur me incidentet e shkaktuara nga zjarret.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe dhurimi i disa materialeve pune për efektivin zjarrfikës dhe atë vullnetar të mundësuar nga shoqata AFPRA me partneren e saj ne Austri, shoqatën VAFFFA.

AFPRA.