AFPRA merr pjesë në stërvitjen ndërkufitare TTX për zjarret në pyje në Parkun Kombëtar Galiçicë !

Në kuadër të projektit HARMONY, financuar nga programi Horizon Europe, Shoqata Shqiptare e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (AFPRA), si partnere shqiptare e projektit, mori pjesë më 4 nëntor 2026 në stërvitjen simuluese Tabletop Exercise (TTX), me temë “Forest Fire in Galicica National Park”, të zhvilluar në Stenje, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja, e parashikuar si pjesë e aktiviteteve të projektit HARMONY, u organizua nga PRD, partneri i këtij projekti nga Maqedonia e Veriut, në kuadër të pilotit ndërkufitar Shqipëri–Maqedoni e Veriut, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e koordinimit në menaxhimin e emergjencave të shkaktuara nga zjarret në pyje.

Në këtë aktivitet nga ana e shoqates AFPRA mori pjese eksperti austriak i sigurisë z Gregor Jänin, drejtori egzekutiv i saj e gjithashtu edhe aktorët vendas të interesuar si; Shërbimi i MZSH-së Bashkia Pustec me z Niko Male si dhe Emergjencat Civile pranë kësaj bashkie, ADZM, DVKM Korçë, etj.

Në këtë aktivitet u vu re një angazhim serioz i të gjithë pjesmarrësve të ekipit shqiptar si për sa i përket punës në grup ashtu edhe në prezantimin e çdo ushtrimi simulues.

AFPRA.