Trajnimi i strukturës së MZSH-së në 10 Bashki në vend nga AFPRA...

Përfundoi me sukses edhe faza e dytë e projektit: “Trajnimi i Zjarrfikësve Shqiptarë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të 10 bashkive” e financuar nga qeveria e Polonisë dhe implementuar nga UNDP- Albania ku AFPRA si qendër formimi profesional e liçencuar ka mundur të trajnojë mbi 350 zjarrfikës në vend.

Trajnimet filluan nga muaji gusht me fazën e parë dhe u mbyllën në dhjetor 2023 me fazën e dytë për shërbimin e MZSH-së te bashkive Pogradec, Durrës, Tiranë, Shijak dhe Kavajë, duke realizuar mbi 500 orë trajnime në 11 qëndra të improvizuara trajnimesh nga trajnerë me përvojë, vendas dhe të huaj me një bashkëpunim të përkryer me QKUM dhe DPMZSH.

Në këto trajnime, mes të tjerëve, spikatën me vullnetin e pasionin e tyre zjarrfikësit e rinj nga Kamza, Durrësi, Kavaja, Shijaku etj.

Pjesa më e madhe e pjesmarrësve të anketuar shprehën një dëshirë të madhe për t'iu nënshtruar trajnimeve shtesë dhe treguan një interes të madh për të mësuar dhe zhvilluar më tej aftësitë e tyre profesionale.

AFPRA është e hapur të mirëpresë çdo sugjerim ose ide që përkon me misioni e saj, për një Shqipëri më të sigurtë nga zjarret dhe një shërbim të MZSH-së sa më të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës.

AFPRA.