AFPRA mirëpret miqtë austriakë të VAFFFA !
Bashkëpunimi shumëvjeçar me VAFFFA-Austri mundësoi vizitën në Shqipëri të disa personaliteteve austriakë të kryesuar nga drejtuesit e VAFFFFA-s z. Großruck e z. Schwarzmannseder, Drejtori i MZSH-së Austri z. Robert Mayer, Drejtori i Akademisë së Zjarrfikësve Linz z. Gottfried Kerschbaummay si dhe një ekipi trajnues e zjarrfikës pjestarë të VAFFFA-s.
Pas kërkesës së AFPRA-s drejtuar DPMZSH-së dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes palëve, kryetari i AFPRA-s z. Alban Laçi, miqtë austriakë si dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë Dr. Christian Steinee zhvilluan një takim pune në Ministrinë e Brëndshme me drejtuesen e MZSH-së të këtij institucioni zj Holta Komino dhe specialistët e kësaj drejtorie duke diskutuar për mundësinë e ofrimit të trajnimeve për strukturën e MZSH-së në të gjithë territorin.
Mes palëve u theksua nevoja e bashkëpunimit në nivele formale dhe konkrete ku nga palët u vlerësua bashkëpunimi VAFFFA-AFPRA-DPMZSH.
Drejtuesit e MZSH-së Austri u shprehën se janë të gatshëm të zhvillojnë trajnime dhe kurse specifike sipas nevojave që ka shërbimi zjarrfikës shqiptar duke dhënë knowhow se si mund të formohen kurset dhe si të funksionojnë ato.
VAFFFA theksoi vazhdimin e përkushtimin e saj për të ndihmuar shërbimin e MZSH-së në vendin tonë, me fokus atë Vullnetar me pajisje dhe mjete nëpërmjet bashkëpunimit me AFPRA.
AFPRA theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit formal në projekte të tilla duke forcuar shërbimet e MZSH-së vendore për ti bërë ato atraktive për vullnetarët potencialë. Në bashkëpunim me palët e interesit shoqata jonë ka mbështetur dhe është e gatshme të mbështesë ngritjen e shërbimeve vullnetare në të gjithë territorin e republikës duke i udhëzuar si ngrihen, si funksionojnë në përputhje me kuadrin ligjor të MZSH-së, atë financiar etj, duke bërë të mundur një paketë me udhezime si dhe duke propozuar kurikulën dhe çertifikimin e cdo vullnetari sipas modeleve më të mira si psh ai austriak.
Në përfundim të takimit VAFFFA njoftoi dhurimin e një mjeti zjarrfikës mbështetës të lëvizshëm për mbushje dhe testim të aparaturave të frymëmarrjes i cili do të jetë në dispozicion të strukturës së MZSH-së në të gjithë territorin si dhe një sasie materialesh e pajisjesh për shërbimin zjarrfikës.