Aktivitet i AFPRA-s mes kolegëve të MZSH-së Divjakë ! main image

Aktivitet i AFPRA-s mes kolegëve të MZSH-së Divjakë !

Sot destinacioni i shoqatës AFPRA ishte stacioni MZSH-së Divjakë. Me Florianin, Fatmirin, Sajmirin dhe gjithë ekipin e palodhur të këtij stacioni, drejtuesi i AFPRA-s z Alban Laçi u njoh me vështirësitë dhe sfidat në këtë pjesë të territorit dhe veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës. Me këtë rast efektivit të këtij stacioni iu dhuruan një sasi pajisjesh ndërhyrje zjarrduruese dhe komunikimi, si dhe u bë e mundur mbushja bombulave të aparateve të frymëmarrjes në mjetin zjarrfikës special për mbrojtjen nga gazi dhe tymi, tashmë aset i shoqatës AFPRA, dhuratë nga shoqata VAFFFA – Austri.

Shoqata AFPRA aktivitet në Berat ! main image

Shoqata AFPRA aktivitet në Berat !

AFPRA sot ka vizituar shërbimin e  MZSH-së në Berat i cili tashmë ka kaluar në një standart më të lartë me ambiente të rikonstruktuara, ku ofrohet shërbim bashkohor dhe modern si dhe me automjete të kohës.

Me ndihmën e VAFFFA-Austri, bëmë të mundur dhurimin e një sasie veshje zjarrduruese dhe helmeta për efektivin në përpjekje për të rritur kapacitetet e shërbimeve të MZSH-së dhe krijimin e atyre vullnetare. 

Nga diskutimet me efektivin e palodhur të këtij stacioni ngelet problematike ndërhyrja e mjeteve të mëdha zjarrfikëse në zonën muzeale të kalasë ku me atë rast AFPRA dhuroi dhe një pompë Albin me kapacitet 200 l/min dhe presion deri në 12 bar.

Me iniciativë të pjestares së AFPRA First Aid Team, zj Teuta Bilçari sëbashku me Drejtorin e MZSH-së Berat z.Artan Merko si dhe përfaqësuesit e shoqatës sonë vizituam shkollën ” Ylli i Mëngjesit ”duke biseduar për zhvillimin e disa aktiviteteve të përbashkëta stërvitore sensibilizuese në të ardhmen.

Pjesë e vizitës sonë në Berat ishte dhe ”Qendra Lira” e personave me aftësi të kufizuara ku drejtuesja shumë e motivuar e këtij institucioni, zj Alma Kule na tregoi ambjentet e saj ku dukej qartë një punë dhe frymë shumë pozitive.

Bashkë me drejtuesen e këtij institucioni u diskutua për mundësinë e sigurimit nga donatorë potencialë të një mjeti të përshtatshëm për transportin e këtyre personave gjë të cilën ata e kanë shumë të domosdoshme në punën e tyre të përditshme.

Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit ! main image

Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit !

Në vizitën e AFPRA-s në stacionin e MZSH-së Dimal, gjetëm mikpritjen e ngrohtë dhe falenderimet e pjestarëve të tij e veçanërisht të drejtuesit z. Myfit Senko, të cilët ishin shumë mirënjohës për vizitën si dhe suportin me mjetet e pajisjet zjarrduruese për efektivin të cilët me vështirësi qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri të qytetarëve.

Këto materiale u mundësuan falë miqve tanë austriakë të VAFFFA-s Austri.

Kuçova një nga bashkëpunëtorët e AFPRA-s! main image

Kuçova një nga bashkëpunëtorët e AFPRA-s!

Një premtim i dhënë për shërbimin e MZSH-së Kuçovë u realizua këtë herë me dhurimin e një pajisje hidraulike për aksidentet rrugore. Pajisja e mundësuar nga shërbimet homologe suedeze me pak përkushtim dhe punën e palodhur të efektivit të këtij stacioni, shumë shpejt do të jetë në gjëndje pune gati për tu përballur me situatat e vështira.

Është impresionuese përpjekja e jashtëzakonshme e drejtuesve dhe e të gjithë këtij shërbimi në këtë stacion për mirëmbajtjen e kontrollin në çdo moment të teknikës për të ruajtur gatishmërinë e tyre.

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës. main image

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës.

Vijon shpërndarja e pajisjeve në ndihmë të shërbimeve të MZSH-së, këtë rradhë në qytetin e Durrësit me pajisje të radiondërlidhjes për të lehtësuar komunikimin si dhe sinjalizues pamor dhe zanor me drita vezulluese blu për mjetet e shërbimit.

Patëm mundësinë të takonim efektivin që ishte në shërbim me në krye drejtorin e ri të këtij shërbimi z. Shkëlqim Troplini, ku biseduam ndër të tjera për krijimin e shërbimit vullnetar, si dhe u informuam mbi nevojat në pajisje dhe mjete.

Morën pjesë në këtë takim kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, n/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi si dhe drejtori ekzekutiv z. Vaso Peja.