![Shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA. main image](https://afpra-bucket.s3.eu-west-3.amazonaws.com/Post_Images/WhatsApp_Image_2021-11-11_at_09.41.35_1.jpg?X-Amz-Algorithm=AWS4-HMAC-SHA256&X-Amz-Credential=AKIA6FTREW3KC5HAPY5H%2F20240727%2Feu-west-3%2Fs3%2Faws4_request&X-Amz-Date=20240727T102207Z&X-Amz-Expires=3600&X-Amz-SignedHeaders=host&X-Amz-Signature=f3a9f76ed9fa0f530eca3a2be5b0f857263e280f3010eb129117b51e291ba501)
Shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA.
Në bazë të planit të shpërndarjes me DPMZSH në Ministrinë e Brëndshme, sot destinacioni i shoqatës AFPRA ishte shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër. Mes ekipit të MZSH-së sot ishin të pranishëm drejtuesi z Pëllumb Shalari, Kryetari Bashkisë z Flamur Golemi, Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi etj. Në fjalën e tyre përshëndetëse u theksua nevoja në vazhdim e këtij shërbimi midis të tjerash dhe për pajisje që mundësojnë përballimin here pas here të situatave me zjarret dhe ngjarjet e tjera dhe pikërisht pajisjet e dhuruara nga AFPRA do të shërbejnë si për ekipin vullnetar dhe atë profesionist të kësaj bashkie.