MZSH Sarandë destinacioni rradhës i AFPRA-s. main image

MZSH Sarandë destinacioni rradhës i AFPRA-s.

Shoqata AFPRA me përkrahjen e shoqatës VAFFFA vijon shpërndarjen në kuadër të planit të shpërndarjes me DPMZSH-së të pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri personale si edhe pajisje të radio ndërlidhjes, këtë rradhë për shërbimin e MZSH-së  në qytetin bregdetar të Sarandës.

Të pranishëm në këtë ceremoni modeste ishin, Kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, N/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi, shefi i sektorit të MZSH-së Bashkia Sarandë z. Nasibi Hasanllari, drejtori i MZSH-së Bashkia Tiranë z. Shkëlqim Goxhaj, Ish-Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së z. Alfred Kristuli si dhe efektivi i planizuar i shërbimit 24 orësh.

Gjatë bisedimeve u shkëmbyen eksperiencat për problematikat e këtij shërbimi, zgjidhjet e ndryshme bazuar në eksperiencat brënda dhe jashtë vendit, rëndësinë e krijimit të shërbimit vullnetar si edhe u dakordësua për vazhdimin e bashkëpunimit ku shoqata AFPRA do të jetë prezente në Bashkinë e Sarandë duke trajnuar stafin e MZSH-së në përgatitjen dhe trajnimin shkollave të këtij qyteti në lidhje me mbrojtjen nga zjarri.

Aktivitet i AFPRA me shërbimin e MZSH-së Vorë . main image

Aktivitet i AFPRA me shërbimin e MZSH-së Vorë .

Në vazhdim të aktiviteteve të saj, Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin – AFPRA, me përkrahjen e shoqatës VAFFFA- Austri mundësoi sot një ndihmë modeste në pajisje për shërbimin e MZSH-së të Bashkisë Vorë si dhe atë vullnetar.

Të pranishëm në këtë aktivitet me trupën e MZSH-së të kësaj bashkie ishin prefekti i qarkut z Afrim Qëndro, drejtuesit e MZSH-së z Rasim Ibraj e z Shkëlqim Goxhaj si dhe përfaqësuesit e AFPRA-s z Alban Laçi e z Vaso Peja.

Gjatë këtij takimi u bisedua rreth intensifikimit të asistencës në pajisje, trajnime dhe logjistikë për këtë shërbim për tu përballur me sukses me sfidat e përditëshme me të cilat ndeshet.

Takim me nënkryetarin e VAFFFA - Austri    z Schwarzmannseder. main image

Takim me nënkryetarin e VAFFFA - Austri z Schwarzmannseder.

Vizitë e veçantë e përfaqësuesve të shoqatës AFPRA-s me mikun e saj të përhershëm z Josef Schwarzmannseder, nënkryetar i shoqatës VAFFFA - Austri, tashme i njohur për përpjekjen e tij të palodhur në ndihmë të shërbimit të MZSH-së dhe atij vullnetar në Shqipëri.

Gjatë takimit, megjithë kushtet e vështira të Covid 19, u diskutua për projektin e rradhës midis dy shoqatave tona që do të realizohet së shpejti.

Gjithashtu pjesë e takimeve të AFPRA-s ishte dhe ai me zjarrfikësit vullnetar të San Florian Inn, Jurgen, Sabina si dhe Franz të cilët ishin pjesë e projektit të kaluar ku u trajnuan 25 zjarrfikës shqiptar.

AFPRA më pranë shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Dropull. main image

AFPRA më pranë shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Dropull.

Në kuadër të planit të shpërndarjes me DPMZSH në Ministrinë e Brëndshme, sot një tjetër destinacion i shoqatës AFPRA ishte shërbimi MZSH-së në Bashkinë Dropull. Me ekipin e MZSH-së sot ishin të pranishëm drejtuesi i ketij shërbimi z Arqivjadh Kosta,Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi etj. Gjatë takimit me strukturat e MZSH-së, u theksua nevoja në vazhdim e këtij shërbimi midis të tjerash dhe për pajisje që mundësojnë përballimin here pas here të situatave me zjarret dhe ngjarjet e tjera dhe pikërisht pajisjet e dhuruara nga AFPRA do të shërbejnë si për ekipin vullnetar dhe atë profesionist të kësaj bashkie.

Shërbimi  MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA. main image

Shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA.

Në bazë të planit të shpërndarjes me DPMZSH në Ministrinë e Brëndshme, sot destinacioni i shoqatës AFPRA ishte shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër. Mes ekipit të MZSH-së sot ishin të pranishëm drejtuesi z Pëllumb Shalari, Kryetari Bashkisë z Flamur Golemi, Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi etj. Në fjalën e tyre përshëndetëse u theksua nevoja në vazhdim e këtij shërbimi midis të tjerash dhe për pajisje që mundësojnë përballimin here pas here të situatave me zjarret dhe ngjarjet e tjera dhe pikërisht pajisjet e dhuruara nga AFPRA do të shërbejnë si për ekipin vullnetar dhe atë profesionist të kësaj bashkie.