Mirënjohje heronjve tanë të përditshëm ! main image

Mirënjohje heronjve tanë të përditshëm !

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, shoqata AFPRA partnerja më e afërt e shërbimit të MZSH-së në Shqipëri, uron të gjithë pjestarët e kësaj strukture të vazhdojnë përherë e më me përkushtim detyrën e tyre fisnike në shërbim të komunitetit dhe nga ana tjetër shëndet e gëzime të kenë në familjet e tyre.

Që nga 4 maj 1999, në përkujtim të rënies në krye të detyrës të 5 zjarrfikësve në Australi, kjo ditë festohet në të gjithë globin.

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat ! main image

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat !

Vazhdojnë ndihmat modeste të AFPRA-s për strukturat e MZSH-së dhe ato vullnetare në të gjitha bashkitë në vend. Aktiviteti i rradhës ishte ai me MZSH Mat. Me drejtuesit e kësaj strukture u bisedua për nevojat e këtij shërbimi në lidhje me pajisjet, materialet si dhe trajnimet e vazhdueshme për t’ju përgjigjur sa më mirë dhe shpejt sfidave me të cilat përballet efektivi i këtij stacioni.

Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi ! main image

Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi !

Pjesë e aktivitetit të AFPRA-s sot u bë një vizitë që hapi një faqe të re bashkëpunimi me strukturën e MZSH-së në Bazën Ajrore të Farkës.

Me bashkëpunëtorët tanë u bisedua për mundësinë e trajnimeve të stafit të kësaj strukture si dhe pajisjen me materiale e teknikë në përballjen  me zjarrin në situata emergjente.

Me këtë rast u dhurua një sasi modeste me veshje zjarrduruese e pajisje personale.

Shoqata AFPRA aktivitet në Berat ! main image

Shoqata AFPRA aktivitet në Berat !

AFPRA sot ka vizituar shërbimin e  MZSH-së në Berat i cili tashmë ka kaluar në një standart më të lartë me ambiente të rikonstruktuara, ku ofrohet shërbim bashkohor dhe modern si dhe me automjete të kohës.

Me ndihmën e VAFFFA-Austri, bëmë të mundur dhurimin e një sasie veshje zjarrduruese dhe helmeta për efektivin në përpjekje për të rritur kapacitetet e shërbimeve të MZSH-së dhe krijimin e atyre vullnetare. 

Nga diskutimet me efektivin e palodhur të këtij stacioni ngelet problematike ndërhyrja e mjeteve të mëdha zjarrfikëse në zonën muzeale të kalasë ku me atë rast AFPRA dhuroi dhe një pompë Albin me kapacitet 200 l/min dhe presion deri në 12 bar.

Me iniciativë të pjestares së AFPRA First Aid Team, zj Teuta Bilçari sëbashku me Drejtorin e MZSH-së Berat z.Artan Merko si dhe përfaqësuesit e shoqatës sonë vizituam shkollën ” Ylli i Mëngjesit ”duke biseduar për zhvillimin e disa aktiviteteve të përbashkëta stërvitore sensibilizuese në të ardhmen.

Pjesë e vizitës sonë në Berat ishte dhe ”Qendra Lira” e personave me aftësi të kufizuara ku drejtuesja shumë e motivuar e këtij institucioni, zj Alma Kule na tregoi ambjentet e saj ku dukej qartë një punë dhe frymë shumë pozitive.

Bashkë me drejtuesen e këtij institucioni u diskutua për mundësinë e sigurimit nga donatorë potencialë të një mjeti të përshtatshëm për transportin e këtyre personave gjë të cilën ata e kanë shumë të domosdoshme në punën e tyre të përditshme.

Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit ! main image

Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit !

Në vizitën e AFPRA-s në stacionin e MZSH-së Dimal, gjetëm mikpritjen e ngrohtë dhe falenderimet e pjestarëve të tij e veçanërisht të drejtuesit z. Myfit Senko, të cilët ishin shumë mirënjohës për vizitën si dhe suportin me mjetet e pajisjet zjarrduruese për efektivin të cilët me vështirësi qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri të qytetarëve.

Këto materiale u mundësuan falë miqve tanë austriakë të VAFFFA-s Austri.