AFPRA-në ndihmë të Administratës të Zonave të Mbrojtura ! main image

AFPRA-në ndihmë të Administratës të Zonave të Mbrojtura !

Pjesë e kontributit që AFPRA jep në vazhdimësi për institucionet publike të MZSH-së, sot ishte AZM – Qarku Fier. Drejtuesi i përkushtuar i këtij institucioni pranë parkut Divjakë, z Ardian Koçi dhe z Alban Laçi diskutuan rreth nevojave për sa i përket logjistikës së MZSH-së në këtë sektor në përmbushje të detyrimit ligjor për zonat e mbrojtura sipas VKM përkatëse si dhe mundësisë së shoqatës sonë për të kontribuar në përballimin e sfidave.

Një ndihmë modeste me veshje dhe pajisje zjarrduruese dhe komunikimi ju dhuruan me këtë rast pjestarëve të ekipit të MZSH-së së këtij institucioni duke shënuar kështu dhe fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë në të ardhmen.

Mirënjohje heronjve tanë të përditshëm ! main image

Mirënjohje heronjve tanë të përditshëm !

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, shoqata AFPRA partnerja më e afërt e shërbimit të MZSH-së në Shqipëri, uron të gjithë pjestarët e kësaj strukture të vazhdojnë përherë e më me përkushtim detyrën e tyre fisnike në shërbim të komunitetit dhe nga ana tjetër shëndet e gëzime të kenë në familjet e tyre.

Që nga 4 maj 1999, në përkujtim të rënies në krye të detyrës të 5 zjarrfikësve në Australi, kjo ditë festohet në të gjithë globin.

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat ! main image

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat !

Vazhdojnë ndihmat modeste të AFPRA-s për strukturat e MZSH-së dhe ato vullnetare në të gjitha bashkitë në vend. Aktiviteti i rradhës ishte ai me MZSH Mat. Me drejtuesit e kësaj strukture u bisedua për nevojat e këtij shërbimi në lidhje me pajisjet, materialet si dhe trajnimet e vazhdueshme për t’ju përgjigjur sa më mirë dhe shpejt sfidave me të cilat përballet efektivi i këtij stacioni.

Partneritet AFPRA - GBi ! main image

Partneritet AFPRA - GBi !

Midis shoqatës AFPRA dhe Gbi – Health & Safety Academy, një ndër kompanitë më në zë të sigurisë rrugore në vend, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, sigurinë rrugore dhe në të gjithë fushat e tjera me interes reciprok.

Përfaqësuesit e AFPRA dhe Gbi përkatësisht z Alban Laçi dhe z Hajredin Dibra shprehën bindjen e tyre për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të komunitetit.

Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi ! main image

Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi !

Pjesë e aktivitetit të AFPRA-s sot u bë një vizitë që hapi një faqe të re bashkëpunimi me strukturën e MZSH-së në Bazën Ajrore të Farkës.

Me bashkëpunëtorët tanë u bisedua për mundësinë e trajnimeve të stafit të kësaj strukture si dhe pajisjen me materiale e teknikë në përballjen  me zjarrin në situata emergjente.

Me këtë rast u dhurua një sasi modeste me veshje zjarrduruese e pajisje personale.