Takim me nënkryetarin e VAFFFA - Austri    z Schwarzmannseder. main image

Takim me nënkryetarin e VAFFFA - Austri z Schwarzmannseder.

Vizitë e veçantë e përfaqësuesve të shoqatës AFPRA-s me mikun e saj të përhershëm z Josef Schwarzmannseder, nënkryetar i shoqatës VAFFFA - Austri, tashme i njohur për përpjekjen e tij të palodhur në ndihmë të shërbimit të MZSH-së dhe atij vullnetar në Shqipëri.

Gjatë takimit, megjithë kushtet e vështira të Covid 19, u diskutua për projektin e rradhës midis dy shoqatave tona që do të realizohet së shpejti.

Gjithashtu pjesë e takimeve të AFPRA-s ishte dhe ai me zjarrfikësit vullnetar të San Florian Inn, Jurgen, Sabina si dhe Franz të cilët ishin pjesë e projektit të kaluar ku u trajnuan 25 zjarrfikës shqiptar.

AFPRA më pranë shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Dropull. main image

AFPRA më pranë shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Dropull.

Në kuadër të planit të shpërndarjes me DPMZSH në Ministrinë e Brëndshme, sot një tjetër destinacion i shoqatës AFPRA ishte shërbimi MZSH-së në Bashkinë Dropull. Me ekipin e MZSH-së sot ishin të pranishëm drejtuesi i ketij shërbimi z Arqivjadh Kosta,Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi etj. Gjatë takimit me strukturat e MZSH-së, u theksua nevoja në vazhdim e këtij shërbimi midis të tjerash dhe për pajisje që mundësojnë përballimin here pas here të situatave me zjarret dhe ngjarjet e tjera dhe pikërisht pajisjet e dhuruara nga AFPRA do të shërbejnë si për ekipin vullnetar dhe atë profesionist të kësaj bashkie.

Shërbimi  MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA. main image

Shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër, bashkëpunëtor dhe partner i AFPRA.

Në bazë të planit të shpërndarjes me DPMZSH në Ministrinë e Brëndshme, sot destinacioni i shoqatës AFPRA ishte shërbimi MZSH-së në Bashkinë Gjirokastër. Mes ekipit të MZSH-së sot ishin të pranishëm drejtuesi z Pëllumb Shalari, Kryetari Bashkisë z Flamur Golemi, Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi etj. Në fjalën e tyre përshëndetëse u theksua nevoja në vazhdim e këtij shërbimi midis të tjerash dhe për pajisje që mundësojnë përballimin here pas here të situatave me zjarret dhe ngjarjet e tjera dhe pikërisht pajisjet e dhuruara nga AFPRA do të shërbejnë si për ekipin vullnetar dhe atë profesionist të kësaj bashkie.

AFPRA - ANETARE E CFPA-EUROPE ! main image

AFPRA - ANETARE E CFPA-EUROPE !

Më datën 22.10.2021 në mbledhjen e Komitetit Drejtues of CFPA-E (Confederation of Fire Protection Associations Europe) që u zhvillua në Athinë, u shqyrtua kërkesa e shoqatës AFPRA dhe më pas u vendos anëtarësimi saj në këtë konfederatë. Në këtë eveniment morën pjesë drejtuesit e shoqatës AFPRA kryesuar nga z Alban Laçi dhe z Vaso Peja të cilët prezantuan historikun, arritjet, anëtarësinë si dhe objektivat e saj.

Konfederata e Shoqatave Europiane të Mbrojtjes nga Zjarri (CFPA-E) është organizata më përfaqësuese e shoqatave të mbrojtjes nga zjarri ne Europë, me fokusin primar shkëmbimin e njohurive dhe të kuptuarit e çështjeve që lidhen me shkencën e zjarrit, parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, sigurinë dhe rreziqet e tjera të lidhura, ku Shqipëria për herë të parë është pjesë e saj në nivel organizate kombëtare nëpërmjet shoqatës AFPRA.

Bashkëpunimi i AFPRA-s me CFPA-E do të jetë afatgjatë dhe shumë shpejt do të fillojë publikimi i udhëzimeve të kësaj organizate sipas standartit europian, në gjuhën shqipe, për të vazhduar më pas me trajnimet e harmonizuara në fushën e mbrojtjes nga zjarri, parandalimit dhe sigurisë.

Mes efektivit të mrekullueshëm të MZSH-së së Bashkisë Kuçovë me miqtë austriakë të VAFFFA-s. main image

Mes efektivit të mrekullueshëm të MZSH-së së Bashkisë Kuçovë me miqtë austriakë të VAFFFA-s.

Gjatë ditëve të trajnimit nga VAFFFA- Austri, shoqata AFPRA organizoi nje vizitë në Stacionin e MZSH-së të Bashkisë Kuçovë ku u njoh nga afër me sfidat e këtij shërbimi në këtë bashki. Morën pjesë në këtë aktivitet z Alban Laçi kryetari i AFPRA-s, z Ferdinand Pulaha drejtor i këtij shërbimi, z Enea Kureta komandant shërbimi, z Ilir Xhanari ish-drejtues i këtij shërbimi në këtë stacion si dhe miqtë austriakë me z Josef Schwarzmannseder nënkryetar të VAFFFA-s etj.

Efektivit të MZSH-së Kuçovë ju dhuruan nga shoqata AFPRA, pajisje të ndryshme kundrazjarrit për të përballuar sfidat e përditshme të këtij shërbimi.