

Me kontributin e shoqatës IFRA-Skoci, AFPRA dhe Bashkisë Pukë u mundësua pajisja me materiale pune për strukturën e MZSH-së pranë kësaj bashkie. Pritja e përzemërt e kryetarit të bashkisë, z Rrok Dodaj, angazhimi i palodhur i drejtuesit të MZSH-së z Agron Hadroj me ekipin e tij, por dhe Drejtorit të QMQC Shkodër z Besnik Hysa, janë një motivim për AFPRA në përpjekjet e saj për afrimin e shoqatave simotra në ndihmë të këtij shërbimi.
Kryetari AFPRA z Alban Laçi, vullnetarët pjesë e këtij misioni dhe të pranishmit diskutuan rreth sfidave të aktivitetit të përditshëm në shërbim të komunitetit.
Bashkia Vau Dejës priti përfaqësuesit e shoqatës sonë në aktivitetin e rradhës për finalizimin e një kontributi të përbashkët midis saj, shoqatës IFRA-Skoci dhe AFPRA, ate të pajisjes me materiale pune për zjarrfikësit e shërbimit të MZSH-së pranë kësaj bashkie.
Z Kristian Shkreli, kryetar i bashkisë, drejtuesi energjik z Glen Rrotani me ekipin e tij si dhe kryetari AFPRA, Alban Laçi me përfaqësuesit e saj diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me shoqatat tona simotra në drejtim të sigurimit të ndonjë një mjeti zjarrfikës të përshtatshëm për terrenin e kësaj bashkie.
AFPRA vazhdon misionin e saj në mbështetje të punonjësve të shërbimeve të MZSH-së me dhurimin e 32-të kësaj rradhe në Bashkinë Bulqizë.
Anëtarë të AFPRA por edhe kolegë të shërbimit të MZSH-së Bashkia Tiranë të cilët ju bashkuan grupit vullnetarisht, pas dorëzimit të pajisjeve diskutuan për problematikat e përbashkëta si dhe raste të ndryshme që kanë pasur, dhe më pas në terren, shkëmbyen eksperiencën në teknika të ndryshme të përdorimit të pompës zjarrfikëse.
Falë mbështetjes së pa kursyer nga shoqata simotër VAFFFA Austri dhe miqve të AFPRA në Suedi dhe Finlandë është bërë e mundur mbërritja e një sasie tjetër pajisjesh të cilat do të shpërndahen si gjithmonë në koordinim me DPMZSH me përparësi ato stacione ku ka nevojë më urgjente.
AFPRA nxit organet përgjegjëse të kujdesen për punonjësit dhe këtë shërbim shumë jetik për shoqërinë.
Me rastin e përfundimit të projektit “Trajnimi i Zjarrfikësve Shqiptarë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të 10 bashkive”, shoqata AFPRA organizoi një ceremoni falenderimi në Drejtorinë e MZSH-së Bashkia Durrës , me pjesmarrjen e përfaqësueve nga Ambasada e Polonisë z Tomasz Fraczkiewicz dhe UNDP z Francisco Roquette, nga DPMZSH z Arben Cara si dhe pjesmarrës të tjerë, ku me atë rast u shpërndanë dhe çertifikatat e trajnimit për shërbimin e MZSH-së pranë kësaj bashkie.
Me përfaqësuesit e Ambasadës së Polonisë u diskutua dhe për mundësinë e projekteve të tjera në të ardhmen me shoqatën AFPRA si pjesë e kontributit të saj për një mjedis sa më të sigurtë.